E dhimbshme: Humb jetën një person në Radashefc të Prishtinës, e zunë drutë që po i bartte me traktor

Të hënën, në fshatin Radashefc të Prishtinës një person ka humbur jetën si pasojë e rrokullisjes së traktorit derisa ishte në pyll. Për vdekjen e viktimës tashmë kanë nisur hetimet, pasi Policia mori informacionin nga QKUK-ja.

Kështu kanë bërë të ditur burimet nga Emergjenca dhe kanë njoftuar se i ndjeri ishte dërguar në spital nga i biri, i cili ka deklaruar se babain e tij e kanë zënë drutë derisa po i bartte me traktor.

Si pasojë e lëndimeve, ai ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, teksa vdekjen e ka konfirmuar edhe ekipi mjekësor.

Lidhur me këtë rast, posa është vënë në dijeni Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për vdekje të dyshimtë, ndërkohë që deklaratë para zyrtarëve policorë ka dhënë edhe djali i viktimës.

Lexo edhe:  Lind fëmija i parë në vitin 2023, Kurti shkon e viziton në spital