“Çka po m’këqyrni” I riu nga Peja kapet me pronarët e autolarjes, nxjerrë thikën dhe sulmon news image

Një konflikt verbal mes disa personave ka ndodhur të hënën, në rrugën ‘Agim Binak Qelaj’ në Pejë, afër një autolarjeje. Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen ka eskaluar në përdorimin e thikës, me ç’rast lëndime në gojë ka pësuar njëri nga pronarët e autolarjes.

Kështu kanë bërë të ditur për Sinjalin burimet brenda Prokurorisë dhe kanë njoftuar se dy prej të dyshuarve janë vëllezër të cilët ndodheshin te autolarja e tyre në momentin që iu shkoi i dyshuari tjetër me një motor.

Sherri dyshohet se plasi pasi i dyshuari kryesor D.M., u kap me dy vëllezërit, duke iu thënë “çka po m’këqyrni ”, me ç’rast e nxjerr edhe një mjet të mprehtë, thikë dhe e sulmon njërin prej tyre. Në ato momente, situata ka dalë jashtë kontrollit, ashtu që ky i fundit i shkakton lëndime të dyshuarit tjetër, duke tentuar t’ia marrë thikën.

Policia ka intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka shoqëruar të dyshuarit në stacion dhe ka konfiskuar thikën që u përdor.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari kryesor dhe njëri nga vëllezërit, pronarë të autolarjes, janë dërguar në mbajtje, teksa i dyshuari tjetër është liruar.

Lexo edhe:  Rrahet keq personi që e goditi grusht Sali Berishën