E dhimbshme: Çohet “jerm” dhe bie nga ballkoni, humb jetën 13-vjeçari

Një 13 vjeçar humbi jetën pasi që ra aksidentalisht nga ballkoni i pallatit në Elbasan, Shqipëri.

“Rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit, 13-vjeçari A.M, i cili ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se 13 vjeçari kishte probleme me gjumin (vuante nga Somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit) dhe në momentin e rënies nga ballkoni 13 vjeçari ka qenë vetëm në banesë”, njoftoi policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(foto ilustrim)

Lexo edhe:  Incidenti në Bon Vivant: Menaxheri i lokalit u bë për spital