E dhimbshme: Aksident i rëndë në Vushtrri, punëtori i pastrimit në gjendje të rëndë pas goditjes nga një veturë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në fshatin Pantinë të Vushtrrisë, ku për pasojë një punëtor i kompanisë për menaxhimin e mbeturinave “Uniteti” ka pësuar lëndime të rënda.

Lexuesit e Veriu.info kanë treguar se derisa punëtori ishte duke e kryer punën e tij në zbrazjen e kontejnerëve në Pantinë, është goditur nga një veturë e cila lëvizte me shpejtësi të madhe, edhe pse aty është zonë e banuar.

Si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti, punëtori është dërguar fillimisht për trajtim mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë e me pas është transferuar për trajtim në QKUK, raporton Veriu.info.

Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Zahiti, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, duke treguar se punëtori i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

Lexo edhe:  11 ditë pas agresionit në Banjskë – hapet Bërnjaku, Jarinja ende e mbyllur