E dhimbshme: 22-vjeçari ra nga lartësia derisa po ngarkonte sanë në traktor, ndërron jetë në spital
Një 22-vjeçari ka ndërruar jetë aksidentalisht mbrëmjen e së shtunës në fshatin Shëndëlli të Konispolit.
Viktima thuhet se ka qenë duke ngarkuar, bashkë me të atin e tij, traktorin me sanë dhe aksidentalisht ka rënë nga lartësia, ku si pasojë ishte lënduar rëndë.
Menjëherë është transportuar në Spitalin e Sarandës, por nuk ka mundur t’i mbijetonte plagëve të marra.