E çuditshme: Qeni e vret gjuetarin me pushkën e tij

Një gjuetar 32-vjeçar nga Kansas u gjet i vdekur në makinën e tij të shtunën dhe sherifët lokalë përcaktuan se ai vdiq pasi një qen shkeli aksidentalisht këmbëzën e pushkës së tij.

Burri nga Wichita u gjet pranë komunitetit Geuda Springs. Autoritetet thonë se ai vdiq rreth orës 9:40 të mëngjesit.

“Qeni i pronarit të kamionit shkeli armën dhe aksidentalisht qëlloi burrin. Plumbi goditi viktimën, i cili vdiq në vend për shkak të plagëve të marra”, tha zyra e sherifit, siç raporton Daily Mail.

Policia nuk e bëri të ditur identitetin e gjuetarit, por në rrjetet sociale ka pasur tallje me rrethanat në të cilat ai humbi jetën. Një nga miqtë e tij doli në mbrojtje të tij.

“Për të gjithë humoristët dhe ekspertët e armëve që komentojnë këtu – ky djalë ishte shoku im. Komentet tuaja janë plot urrejtje. Unë e njoh shumë mirë familjen e tij dhe nuk mund t’ju them se sa zemërthyer janë tani. Turp për ju,” ka shkruar shoku i viktimës

Lexo edhe:  Ky është deputeti i VV-së që voton pro Trustit