Bashkëshorti s’e la të futej në shtëpi, 22-vjeçarja në Podujevë kërkon ndihmën e Policisë

Vajzat dhe gratë vazhdojnë të mbeten viktimat më të shpeshta të dhunës në familje.

Bashkëshortët dhe anëtarët tjerë të familjes në shumë raste ushtrojnë dhunë sistematike në mënyra të ndryshme ndaj tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje një grua në Podujevë, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj.

Burimet e Sinjalit kanë zbardhur detaje nga dëshmia e viktimës, e cila ka pohuar se pas një konflikti me të shoqin, ai s’e ka lënë që të futet brenda shtëpisë ku bashkëjetojnë.

Si rezultat i denoncimit të 22-vjeçares, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Skandaloze: Profesori universitar rrah gruan pasi nuk i gatoi pite me spinaq