E bënë shef shërbimi pa licencë logopedi – Iljasa Fazliu kalonte kohën në QKUK duke i rënë fyllit

Iljasa Fazliu nuk kishte licence prej logopedi, një dëshmi që nuk ishte i përgatitur për ta kryer detyrën.

Përkundër mungesës së licencës, ai ishte avancuar nga Pranvera Zejnullahu, ushtruese e detyrës së drejtoreshës së QKUK’së.

Mirëpo personi i avancuar nga Zejnullahu kishte një telashe të mëdha. Duke mos qenë i përgatitur për ta kryer detyrën e shefit të logopedisë, meqë nuk kishte licencë, Iljasa Fazliu kishte gjetur një mënyrë tjetër për ta kaluar kohën në QKUK.

Fazliu i binte fyllit gjatë orarit të punës.

Gjatë ditës së sotme Gazeta Insajderi publikoi ekskluzivisht një audioincizim ku logopedi, Iljasa Fazliu dëgjohet duke abuzuar me një të mitur 5-vjeçare e cila ishte e diagnostikuar me autizëm dhe ishte dërguar nga prindërit për trajtim.

Insajderi po ashtu raporti se Fazliu nuk ka as licencë pune si profesionist dhe kjo është konfirmuar nga Oda e Infermierëve të Kosovës të cilat kanë thënë se ai nuk është i licencuar.

Lexo edhe:  Vuçiqi flet për ndalimin e djalit të tij në Kosovë: Kurti s’është kaq i guximshëm para meje