Dyshohet se vodhi mbi 150 ‘Argeta’ në një market në Fushë Kosovë, arrestohet një 38-vjeçar

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër dyqane, që po shkaktojnë ankth e pasiguri.

Të dyshuarit shpesh herë arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, duke mos u arritur që të identifikohen nga Policia, por kështu nuk ndodhi dje në Fushë Kosovë.

Sinjali mëson se marketi ‘Viva Fly’ në rrugën ‘Dardania’ gjatë ditës së djeshme ka qenë cak i vjedhjes nga një person.

38-vjeçari i cili u zbulua, dyshohet se ka vjedhur mbi 150 pashteta të llojit ‘Argeta’ e të cilat kapin vlerën e rreth 160 eurove.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për t’u intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje’.

Lexo edhe:  Valon Syla thur këngë për Mimoza Kusari-Lilën: Of aman aman, vaj medet po del shpirti me siklet