Dyshohet se një person u vra në lagjen Dardania në Prishtinë

Në lagjen “Dardania” në Prishtinë dyshohet për një trup pa shenja jete.

Në një fotografi të siguruar nga Klan Kosova shihen disa vetura të policisë në vendin e ngjarjes dhe një trup i pajetë i mbuluar.

Për rrethanat se si ka ndodhur ngjarja në fjalë akoma nuk është dhënë ndonjë detaj.

Klankosova.tv është duke kontaktuar me Policinë e Kosovës, dhe do t’iu mbajë të informuar.

Lexo edhe:  Sherri që plasi për hakmarrje në Vushtrri, ky është personi që sulmoi me shkop 51-vjeçarin dhe përfundoi në ndalim