Dyshohet se kreu vjedhje të rëndë, ky është 49-vjeçari që u arrestua në Gjilan

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë. Të njëjtin fat e pati edhe një person në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Bajram Bajrami, 49-vjeçar.

Sipas burimeve, Bajrami dyshohet se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë në fshatin Nasal të Gjilanit dhe ishte në arrati.

Ai u arrestua gjatë ditës së djeshme dhe më pas është u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor në dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Më 25.03.2024 lidhur me rastin pas hetimeve intensive është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Seks me pagesë: Arrestohet gruaja 44-vjeçare dhe një 30-vjeçar të dyshuar për prostitucion në Kosovë