Dyshohet se kreu vjedhje në hostelin ‘Oda’ në Prishtinë, ky është 19-vjeçari që përfundoi në ndalim policor

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Të njëjtin fat e pati edhe një i ri në Prishtinë, i cili pak ditë ma parë dyshohet se ka kryer vjedhje në hostelin ‘Oda’ në Prishtinë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Leon Vitia, 19-vjeçar.

Vitia është arrestuar pak ditë pasi dyshohet se ka kryer veprën dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’.

Lexo edhe:  Stresi ngrihet në këmbë dhe përplaset me Artanin