Rama: Sot ndoshta jam njeriu më i urryer në Prishtinë

Në Prishtinë sot u shkaktuan kolona të gjata për shkak të testimit nga komuna, për shndërrimin e unazës qendrore në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Për shkak të kolonave qytetarët janë nervozuar tej mase, pasi shumë prej tyre janë vonuar për në punë.

Lidhur me këtë i pari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se “sot ndoshta jam njeriu më i urryer në Prishtinë”, përcjell Insajderi.

Rama e ka bërë këtë deklaratë, ndërkohë që po merr pjesë në përmbylljen e festivalit Manifesta Biennal.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga e premtja, për tri ditë radhazi, do të vazhdojë testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit.

Komuna bën të ditur se i gjithë procesi do të ndodhë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës.

Lexo edhe:  Burrë e grua dolën nga rrënojat 202 orë pas tërmetit, foshnjën e ushqyen me pështymën e tyre, por në ditën e 5-të ndërroi jetë