“Dyshohet për pengim të drejtësisë, ndikim te dëshmitarët”, Haxhi Shala dërgohet në Hagë
Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, i njohur edhe si komandant Topi, është dërguar në Hagë.
Këtë e ka konfirmuar avokati i tij Xhevdet Smakiqi, i cili bëri të ditur se për çka dyshohet ai.
“Haxhi Shala është nisur në mëngjes për në Hagë. Ai dyshohet për pengim në drejtësi, ndikim te dëshmitarët”, tha ai.
Ai u arrestua dje pasi Specialja kreu bastisje në pronat e tij dhe atë e dërgoi në zyret e EULEX’it në Fushë Kosovë.
Se ka kryer operacione dje e kanë konfirmuar edhe nga Zyra e Prokurorit të Specializuar
“Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë dhe nuk ka komente të tjera”, thuhet në përgjigjen e ZPS’së për Express.