Dy vajza vdesin në rrethana të dyshimta në Mitrovicë

Dy vajza gjatë ditës së djeshme kanë ndërruar jetë në rrethana të dyshimta në Mitrovicë.

Në njërin rast, që ka ndodhur në orën 19:10 është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kompetent.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Ndërkaq në një rast tjetër të ndodhur në orën 19:19, është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Lexo edhe:  Dhjetëra kilogramë drogë të sekuestruar dhe tre të arrestuar në Prishtinë