Dy të rinj ndalin një veturë në autostradë me alarm të Policisë, arrestohen pas disa minutash

Nuk janë të rralla rastet kur të rinjtë shfrytëzojnë dritat rotative që përdoren nga Policia në automjetit zyrtare, për të bërë shaka e për t’i ndalur njerëzit, duke u prezantuar si zyrtarë policorë. Në të kaluarën ka pasur arrestime, por siç duket rastet e tilla po vazhdojnë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në orët e mesnatës, kur dy të rinj kanë ndaluar një veturë në autostradën Prishtinë – Pejë, gjoja se janë zyrtarë të Policisë dhe kanë kërkuar nga shoferi që t’i prezantojë dokumentacionin.

Prezantimi rrejshëm si policë iu kushtoi të rinjve, të cilët pas disa minutash u ndaluan nga Policia në një pikë kontrolli dhe u shoqëruan në stacion policor për intervistim.

Siç mëson Sinjali ndaj tyre është iniciuar rasti si “Prezantim i rremë si person zyrtar”.

Lexo edhe:  Aktakuzë kundër të dyshuarit për shitblerje të drogës, u kap në Vërmicë me kanabis