Dy të plagosur e dy të arrestuar, policia shpalos detaje nga rasti kritik që ndodhi në një dyqan në kryeqytet

Dy të plagosur e dy të arrestuar nga rasti kritik që ngjau para pak kohësh në kryeqytet.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka konfirmuar para pak çastesh informacionet e para lidhur me rastin përkatës, përcjell lajmi.net.

“Nga informacionet e para është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur brenda një dyqani dhe për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit.

Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia ka vazhduar me veprime të tjera operativo-hetimore dhe atyre të ekzaminimit me ç’rast ka gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri”.

Lexo edhe:  Babë e bir kërcënojnë policët në Zhur të Prizrenit