Dy të mitura që u zhdukën në Podujevë gjenden në një kafiteri në Prishtinë

Policia e Kosovës i ka gjetur të premten dy të mitura të cilat ishin raportuar të zhdukura në Podujevë nga prindërit e tyre.

Sipas njoftimit të Policisë të shtunën, të miturat janë gjetur në orët e mbrëmjes në një kafiteri në Prishtinë.

“Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se dy vajzat e tyre të mitura kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Gjatë hetimit të rastit ora 23:30 njësiti policor, viktimat i ka gjetur në një kafiteri në Prishtinë së bashku me dy të dyshuar njëri prej tyre i mitur. Viktimat janë kthyer në shtëpi, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Vetëaksidentohet në qendër të Prishtinës: Vetura me targa zvicerane, këput tre drunj dhe përplaset për muri