Dy shoferë të dehur kapen në flagrancë nga Policia, dënohen me nga 200 euro dhe mbesin pa patentë

Policia e Gjilanit i ka dënuar me nga 200 euro gjobë dhe me nga dy pikë negative dy vozitësve, të cilëve po ashtu u është hequr e drejta e ngasjes së automjeteve për 6 muaj.

Policia njoftoi se si zbuluan se vozitësit ishin nën ndikim të alkoolit.

“Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan gjatë kontrollit në trafik në qytetin e Gjilan në dy raste të ndara kanë ndalur për kontroll dy automjete. Gjatë kontrollit është dyshuar se vozitësit e këtyre automjeteve mund të jenë nën ndikim të alkoolit. Pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se njëri vozitës ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.58 promilë dhe vozitësi tjetër ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.65 promilë”, njoftoi Policia.

“Secilit nga këta kundërvajtës veç e veç u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej dyqind (200) euro, nga dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë (6) muajsh”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Vdekja e doktorit të ri kosovar në Zvicër, arrestohet plaku zvicëran që dyshohet se e shkeli me veturë dhe iku