Vdekja tragjike e mërgimtarit: Ky është shoferi i arrestuar – të dy dyshohen se e shkaktuan aksidentin

Një aksident me fatalitet ndodhi të hënën në fshatin Krushevë e Vogël në Komunën e Klinës, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, mbeti i vdekur njëri nga shoferët. Viktima që kishte ardhur për pushime në Kosovë, u aksidentua me një kamion dhe nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve.

Mërgimtari Besart Hasi ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ku edhe u konstatua vdekja e tij nga ekipi mjekësor. Ndërsa shoferi i kamionit është shoqëruar në stacion policor dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje.

Sinjali mëson se i dyshuari që përfundoi në ndalim është Bahri Muja.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Pejë, teksa hetimet kanë nisur nga Njësia Rajonale e Trafikut.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture dhe një kamioni. Si pasojë, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar vozitësi i veturës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa vozitësi i kamionin mashkull është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.” – ka njoftuar Policia.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  E FUNDIT: Gani Geci shkon në burg