Dy gra e rrahin një burrë në Prishtinë, arrestohet njëra nga të dyshuarat

Foto ilustruese

Një burrë në Prishtinë ka raportuar se dy gra kanë ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj tij.

Policia ka bërë të ditur se njëra nga të dyshuarat është arrestuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuarat femra kosovare kanë ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj tij. Lidhur me rastin është arrestuar njëra e dyshuar dhe e njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë

Lexo edhe:  Djali i Adem Demaçit e bën për “pesë pare” Shkëlzen Gashin: Çfarë bashkëveprimtari i babait tim është ai?