Durrës: Trupi i 64-vjeçarit gjendet pa shenja jete në plazh

Trupi i një 64-vjeçari është gjetur i pajetë në plazhin e Porto Romanos, në qytetin e Durrësit.

Sipas policisë, i moshuari dyshohet se ka pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në ujë.

“Rreth orës 18:30, në Porto Romano, Durrës, shtetasi B. H., 64 vjeç, sa ka rënë në kontakt me ujin kur është futur në det, dyshohet se  ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën”, shkruan në njoftim.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.

Lexo edhe:  Rrëmbeu një person dhe kërkoi 30 mijë euro për lirimin e tij, arrestohet 23 vjeçari në Prishtinë