Drithëruese: Disa fëmijë shihen mbi çatinë e një objekti banesor në Prishtinë

Banorët e rrugës ‘Muharrem Fejza’ në lagjen Mati 1 në Prishtinë sot janë terrorizuar me pamjen ku shihen disa fëmijë mbi çatinë e një objekti banesor.

Në pamjet e publikuara në grupin e përbashkët të banorëve të asaj zone në rrjetin social Facebook, shihen së paku tre persona të mitur të cilët qëndrojnë mbi çati.

Ndërtesa në fjalë është së paku shtatë kate banim dhe të tjera lokale e garazhe për parkim.

Lexo edhe:  Varësia nga droga: 32-vjeçari në Gjilan kapet mat nga Policia, i gjejnë marihuanë e hashash