Drenicasi kërkon mbeshtetjen e mërgimtarëve të zgjedhet kuvendar në një qytet të Sllovenisë
Egzon Shabani nga Kozhica e Skënderajt po garon për Asamblenë Komunale në qytetin e Nova Goricës në Slloveni.
Drenicasi Shabani ka kërkuar nga shqiptarët që jetojnë atje, ta përkrahin partinë SDS me numër 5 dhe atë me numër 18.
Ai premton që të jetë zëri i tyre në institucionet që dalin pas zgjedhjeve në shtetin e Sllovenisë.
Familja e Egzonit njihet si familje e madhe dhe e respektuar në fshatin e prejardhjes së tij, ndërsa ai vlerësohet si një djalë punëtor dhe i përgatitur profesionalisht.