Drenicasi i mitur sulmon seksualisht një grua, arrestohet nga Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar për një sulm seksual në Drenas.

Përmes raportit 24-orësh, PK-ja ka bërë të ditur se një i mitur dyshohet se të hënën kishte sulmuar seksualisht një grua dhe i njëjti është arrestuar.

Sipas njoftimit, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

“Gllogoc 12.12.2022 – 18:40. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për ditën e sotme dhe ditët në vijim