Drenicasi Faton Hajrizi që iku nga burgu shfaqet në Tik Tok: Gjendem jashtë Kosovës, s’kthehem në burg
Faton Hajrizi – njeriu që u arratis të shtunën për herën e nëntë nga burgjet e Kosovës është shpallur në kërkim nga Policia.
I burgosur për vrasjen e ushtarit rus dhe vepra tjera penale, Hajrizi iku nga Burgu i Smrekonicës në orët e mëngjesit të së shtunës me një plan të detajuar.
Sinjali mësoi ekskluzivisht planin e tij të arratisjes duke i sjellur disa detaje.
Burimet e Sinjalit bënë me dije se edhe këtë herë, si në ikjet e tij spektakolare të mëhershme, Hajrizi ishte i përgatitur për t’u larguar nga burgu pa u kapur nga oficerët.
Faton Hajrizi dyshohet se u arratis gjatë periudhës kohore nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 07:00.
E i arratisuri Hajrizi, është deklaruar në publik, duke u shfaqur live në “Tik Tok”.
Ai ka treguar për ikjen e tij nga burgu, duke e përmendur si arsye trajtimin jo të ndaj tij – siç pretendon ai, teksa ka theksuar se ndodhet jashtë Kosovës dhe nuk kthehet në burg.