Drejtoresha e SHFMU në Kçiq nuk lëshon “pe”, me metër në dorë pranon vetëm dru bungu për shkollën

Si asnjëherë më parë, dhe si në asnjë vend tjetër, drejtoresha e shkollës fillore në Kçiq të Madh të Mitrovicës, fotografohet me metër në dorë për të matur saktësisht drutë për furnizim të kësaj shkolle.

Askush deri sot nuk ka pasur guximin e drejtoreshës Ardita Brahimi për të matur metrën kub të druve të fituesit të tenderit që vjen nga fshati Kaçandoll.

“Thojshin nuk guxon Kaqandollit me ja matë lëndët djegëse drutë. Edhe ky bukë po hanë,ujë po pin.” – shkruan drejtoresha e SHFMU “Bislim Imeri”.

Drejtoresha madje tregohet rigoroze edhe në llojin e drurit, duke pranuar vetëm llojin bung e asesi ahu apo shelje e as arre.

Brahimi e ka cilësuar këtë si element të cilësisë në shkollën që drejton, shkollë që ka një numër të madh të nxënësve.

Postimi i plotë i drejtoreshës Brahimi:

Thojshin nuk guxon Kaqandollit me ja matë lëndët djegëse drutë.

Edhe ky bukë po hanë,ujë po pin.

Direkt në pllac nga afër e kam përcjell ngarkimin e kamionit me lëndë djegëse dru bungu nuk toleroi dru ahu as shelnje as arre.

Më pastaj këto lëndë djegëse janë ardhë në shkollë.
Prap nga afër janë matë me metër origjinale e jo me metër Kinës.

Çdo gjë transparente, çdo gjë hallall.
Çdo gjë meritokraci.
Për shkollë e cilësi.

Lexo edhe:  Veriu pas 24 shtatorit: Rrugët pa flamuj serb e targat e veturave me stikera