Dosja e fajdeve përfshinë pronarin e autosallonit “Alberti”, Skender Bajrami

Një biznesmen me emrin Skender Bajrami, pronar i autosallonit ‘Alberti’, dyshohet se është përfshirë në veprën penale të fajdes.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për 15 persona të dyshuar, ndër ta edhe Skender Bajrami, i cili sipas prokurorisë ka shitur veturë me fajde dhe të njëjtën më pas e ka blerë me cmim më të lirë, nga i njejti person.

KALLXO.com ka siguruar dosjen e prokurorisë dhe në të thuhet se i dyshuari Skender Bajrami se nga fillimi i vitit 2021 e në vazhdim, në autosallonin ‘Alberti’ ka kontraktuar shuma të fajdes, ndaj të dëmtuarit me inicialet Xh.Sh., pronar i një kompanie.

I dëmtuari, si pasojë e pandemisë dhe obligimeve nga pagesat e fajdeve ndaj personave të tjerë, ishte gjendur në vështirësi financiare. Në pamundësi për të kryer këto obligime që ishte future, i dëmtuari Xh.Sh. blerë  një veturë BMË X6, të pa doganuar, nga i dyshuari Skender Bajrami, në vlerë prej 86 mijë eurove.

Mirëpo, menjëherë të njejtën veturë i dëmtuari ia ka shitur Skender Bajramit, me cmim prej 67 mijë eurove, të cilat para i ka marrë në dorë, e me të cilat para i ka paguar për fajde tek i pandehuri Salih Sinani, duke shkaktuar dëm nga fajdeja prej 19 mijë eurove.

Me këtë, Prokuroria pretendon se Bajrami ka kryer veprën penale ‘Fajde’.

Tutje, Prokuroria pretendon se Skender Bajrami ia kishte shitur një veturë tjetër të dëmtuarit Xh.Sh., një veturë ‘Taureg’ me cmim prej 75 mijë eurove. Mirëpo, i dëmtuari Xh.Sh., të njejtën veturë ia ka shitur sërsht tek i dyshuarit Skender Bajrami, në vlerë prej 46 mijë eurove, para të cilat i ka marrë në dorë dhe e ka paguar për fajde të dyshuarin Salih Sinani, duke shkaktuar dëm prej 29 mijë eurove.

Lexo edhe:  Gani Geci ngushëllon familjen e Faton Hajrizit në varrim

Një tjetër rast Prokuroria pretendon se është i përfshirë biznesmeni Skender Bajrami.

Sipas Prokurorisë, një biznesmen me inicialet S.B., për shkak të vështirësive financiare si dhe obligimeve nga pagesat për fajde ndaj personave të tjerë, është detyruar që të blerë një veturë të llojit ‘Mercedes GLS2’, me cmim prej 30 mijë eurove, të cilën sipas Prokurorisë, me ndihmën e të dyshuarit Salih Sinani e ka shitur në autosallonin ‘Alberti’ me cmim prej 14 mijë eurovë.

Me këtë i dëmtuari S.B., ka pësuar dëm pasuror prej fajdes në vlerë prej 16 mijë eurove.

Prokuroria po ashtu dyshon se biznesmeni Skender Bajrami, me qëllim që t’i shmanget pagesës së tatimit, si pronar i autosallonit ‘Alberti’, me rastin e shitblerjes së veturave, pagesën e ka bërë me para kesh, duke shënuar vlera jo të sakta të veturave të shitura.

Me këtë dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Shmangie nga tatmi’.

Në total, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj 15 personave të dyshuar për fajde.

Dy biznesmen tjerë të njohur në vend janë arrestuar në fund të javës, me dyshimet se janë përfshirë në veprimtari të fajdeve.

Bashkim Osmani pronari i kompanisë “Dona Laberion” dhe Shefik Rexhepi pronar i kompanisë ‘Euro Ab” dyshohen për një rast të fajdeve ku vlera tejkalon shumën 1 milion euro.