Dorëzohet në Polici i riu që la të vdekur këmbësorin dhe iku

Është dorëzuar në Polici, Aaron Rexhaj, i dyshuari që shkaktoi aksidentin me fatalitet në Pejë dhe iku.

Ai është dorëzuar sot rreth orës 15:30. Lajmin e ka konfimruar Policia në Pejë.

“Me datë 27. 11. 2023  rreth orës 15:30 i dyshuari i aksidentit të shkaktuar me fatalitet me datës 26. 11. 2023  në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, së bashku me avokatin mbrojtës është vet dorëzuar në njësitin e Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Pejë”.

“Pas intervistimit nga hetuesit e aksidenteve me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë”.

Gazeta Sinjali ka raportuar dje ekskluzivisht për aksidentin që ka shkakruar Rexhaj, ku e goditi për vdekje një këmbësor dhe iku nga vendi i ngjarjes.

Ai nga dje nuk ka arritur të kapet nga Policia, por sot është vetëdorëzuar.

Gazeta Sinjali raportoi të dielën ekskluzivisht se bëhet fjalë për Aaron Rexhajn, 24-vjeçar, identiteti i të cilit u konfirmua edhe nga Policia, pasi i njëjti ishte shpallur në kërkim.

Rexhaj është emër i njohur për organet e rendit, si pasojë e të kaluarës së tij kriminale.

Lexo edhe:  Heroina lloji i drogës në rritje, u arrestuan 159 persona