Dorëzohet menaxhmenti i Trepçës: E shtyn vendimin për zvogëlimin e pagës për minatorët deri pas zgjedhjeve

Menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça ka marrë një vendim, pas prtestës së minatorëve sot, për shkak se pagat u dolën 180 euro më pak pa asnjë paralajmërim dhe sqarim.

Siç thuhet në njoftimin e menaxhmentit të Trepçës, të cilin e ka siguruar Jepi zë, kjo ndalesë u bë, pasi paga këtë muaj është llogaritur në një mënyrë të re.

Në njoftim thuhet se, pas pakënaqësisë së shprehur sot nga minatorët, llogaritja e pagave të punëtorëve do të vazhdojë të bëhet siç është bërë më herët.

Megjithatë, kjo deri në një vendim tjetër të ardhshëm, ku mund të rikthehet përllgaritja e re e pagës, që i la punonjësit me minus 180 euro.

Lexo edhe:  E rëndë: 38-vjeçari në Gjilan tenton vetëvrasjen me armë zjarri, dërgohet i plagosur në QKUK