Dhunë në një familje në Pejë: Babai e çon në Polici djalin e tij, thotë se është shumë problematik

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve.

Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Pejë, ku një person ka denoncuar djalin e tij të mitur.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë zbardhur detaje nga dëshmia e 51-vjeçarit, i cili ka pohuar se djali i tij vazhdimisht shkakton probleme.

Si rezultat i denoncimit, 25-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  “Prej sabahit dyert çelë i kem lanë”, rrëfimi prekës i babait të 36-vjeçarit që vdiq me gruan në aksident