Do qeshni me lot! Banorët kërcejnë nën ritmet e “Hajde luj qyqek” në 5 të mëngjesit

Për shkak të mosrespektimit të rregullave, banorët e Big Brother VIP Kosova u dënuan mbrëmë nga vëllai i madh.

Një nga dënimet ishte që muzika popullore do të fillojë në shtëpi, në momente të ndryshme dhe banorët duhet të kërcejnë që në momentin që fillon muzika.

Sot, përkatësisht rreth orës 5 të mëngjesit, kur të gjithë banorët ishin në gjumë, vëllai i madh lëshoi muzikën dhe të gjithë banorët të përgjumur filluan të kërcenin njëri pas tjetrit.

Me siguri do qeshni me lot, duke parë banorët duke kërcyer nën ritmet e këngës “Hajde luj qyqek” nga Yllka Kuqi dhe Ylli Demaj.

VIDEO

Lexo edhe:  Pronari i “Orenda" tregon çfarë i tha Aurona Pelaj një ditë para publikimit të videos