Djali i Kadri Veselit, Klestori, viziton babain në Hagë dhe çlirimtarët tjerë

Klestor Veseli, biri i ish kryetarit të Kuvendit dhe PDK ka qëndruar në Hagë.

Ai së bashku me Altin Rexhepin kanë vizituar çlirmtarët që po bahen në gjykatën e Hagës në shtetin holandez, shkruan Jepi zë.

Rexhepi përmes një postimi ka përshkruar ish udhëheqësit e UÇK-së si figurat kryesore që janë duke e mbrojtur luftën e pastërt të popullit dhe Pavarësinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

DIELLI DO TË LINDË PËRSËRI!

Dje dhe sot pata nderin dhe kënaqësinë të takoj dy heronjë të Kosovës,heronjë të luftës e të paqes,bashkëluftetarë të babit,z.Kadri Veseli dhe z.Rexhep Selimi.

Çfarë emocione t’i takoj pas disa vitesh,e dukej sikur koha ska kaluar.
Në sytë e tyre pashë shpresën se e drejta nuk humbet kurrë,nga fjalët e tyre kuptova se dashuria për atdhe e kalit njeriun në format më të bukura.

Ata së bashku me Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin e me shokë janë duke e mbrojtur luftën e pastërt të UÇK-së dhe Pavarësinë e Kosovës!
Do të dalin fitimtarë edhe në këtë betejë!

Shpresoj që takimin e ardhshëm ta kemi në rrethana të tjera dhe në Kosovën tonë të bukur!

Lexo edhe:  Vdes mitrovicasi dhe ish-minatori i Trepçës