Parashikimi i motit për ditën e sotme dhe ditët në vijim

Sot pritet të kemi mot me intervale kohore me diell dhe vranësira e reshje lokale shiu. Nga mesdita dhe pasdite priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Reshje dhe rrebeshe shiu pritet të ketë edhe gjatë natës, ndërsa temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 26°C.

Në Shqipëri Maqedoninë Veriore, Kosoven lindore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Rrebeshe lokale shiu do të përfshijnë gati tërë rajonin duke përfshirë edhe disa vise bregdetare ku priten reshje kalimtare.

Vende-vende parashihen rrebeshe intensive shiu.

Të hënën na pret mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Lokalisht parashihen reshje të dendura shiu, ndërsa orëve të pasdites edhe rrebeshe lokalisht intensive shiu mevetëtima dhe bubullimë.

Të martën dhe të mërkurën reshjet parashihet të jenë më të rralla dhe më të izoluara, ndërsa rrebeshet më intensive rikthehen nga e enjta pasdite.

Lexo edhe:  Kurti fton serbët të aplikojnë për punë: Dorëheqjet e imponuara nuk duam t’i plotësojmë me shqiptarë