Djali e rrah babanë, dërgohet në mbajtje

Një qytetar është arrestuar dhe dërguar në Mbajtje në Malishevë pasi është raportuar se e ka sulmuar fizikisht babanë e tij, raporton teve1.info

Sipas raportit policor, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Malishevë / 28.12.2023 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një fjalosje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht babanë e tij duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.

Lexo edhe:  “Nëse kamarieri shërben alkool gjatë Ramazanit, nuk e prish agjërimin”