Djali e denoncon babanë për dhunën ndaj nënës – Policia ia gjen armën

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë që ka ndodhur para disa ditësh në Banjë të Istogut është denoncuar së fundmi në Polici.

Sinjali mëson se këtë herë rasti është zbuluar pasi djali i çiftit vendosi ta raportojë babanë e tij për dhunën psikike që i kishte bërë ndaj nënës së tij, por edhe për kërcënimet e tij.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku intervenoi Policia, me ç’rast të dyshuarit iu gjet edhe një armë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me atë që kishte ndodhur, ndërsa arma dhe municioni janë sekuestruar.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor nën dyshimin për veprën penale “Dhunë në familje”.

Lexo edhe:  “Do të martohem, ajo është gjyshe”, Walker flet për martesën, 2 gratë e tjera dhe fëmijët e tij