Disa persona sulmojnë një të mitur në Pejë, dërgohet me urgjencë në spital

Konfliktet mes të rinjtë jo rrallëherë eskalojnë në përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë.

Motivet shpesh dalin të jenë banale dhe lidhen me probleme për të cilat ata nuk arrijnë të merren vesh dhe për pasojë futen në sherr, raporton Gazeta Sinjali.

Nga një sulm fizik e ka pësuar së fund i edhe një i mitur në Pejë, i cili dyshohet se u rrah nga disa persona të panjohur.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës të Spitalit Rajonal në Pejë kanë bërë me dije se i mituri është dërguar atje me lëndime në kokë e fytyrë, si pasojë e goditjeve me grushte dhe mjet të fortë.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave.

Në kuadër të veprimeve hetimore është marrë deklarata e viktimës, i cili ka deklaruar se disa persona të panjohur e kanë sulmuar me grushte dhe me një çelësi (vegël pune).

Policia ka arritur që ta identifikojë njërin prej të dyshuarve dhe i njëjti është arrestuar e është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

17-vjeçari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Lexo edhe:  Qerkini: Lajçaku po vjen me na vizitu, Kurti kurrë