Diplomon gjenerata e 60-të e Policisë së Kosovës, betohen në shërbim të vendit
Numër i madh i të rinjve kosovarë kanë diplomuar sot në kuadër të Policisë së Kosovës.
Kjo është gjenerata e 60-të me radhë në Policinë e Kosovës, të cilët betohen për t’i shërbyer vendit.
Të pranishëm në ceremoninë e diplomimit ët zyrtarëve të rinj të Policisë së Kosovës ishin edhe emra të rëndësishëm të politikës, drejtues të institucioneve, të drejtorive të Policisë së Kosovës, familjarë e miq të ndryshëm të zyrtarëve të rinj policorë.
Duhet përkujtuar që numri i përgjithshëm i policëve në Kosovë është rreth 10 mijë.