Digjet një veturë në Drenas, fatmirësisht nuk ka të lënduar

Para pak minutash një veturë është përfshi nga zjarri në dalje të qytetit të Drenasit.

Burimet e 02 Press bëjnë me dije se vozitësi ka arritur të dalë nga vetura, pasi që e ka parkuar në trotuarë, në afërsi të pompës së derivateve “Shell”.

Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, nuk ka të lënduar nga ky rast.

Vetura e përfshirë nga flakët është e tipit Volkswagen (Polo) me targa RKS.

Nuk dihet shkaku i zjarrit i cili ka përfshi pjesën e përparme të motorit.

Lexo edhe:  Ky është personi që vdiq si pasojë e zjarrit në një banesë në Gjilan