Digjet një veturë në autosradë

Një veturë ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Bëhet fjalë për një veturë të tipit Citroen, e cila është djegur në autostradë, mes aksit rrugor Suharekë-Prizren.

Rastin e ka bërë të ditur Organizata Vullnetare e Zjarrfikësit dhe Shpëtimit.

Sipas tyre, rasti ka ndodhur rreth orës 03:05.

Njësitet përkatëse kanë arritur të lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin.

Akoma nuk është bërë e ditur nëse ka pasur viktima nga ky zjarr.

Lexo edhe:  Lind një foshnje pa shenja jete në Pejë