Digjen njehsorët e rrymës në një objekt në Fushë Kosovë, ndalohet një person i dyshuar

Një incident i zjarrit ka ndodhur në komunën e Fushë Kosovës, në një objekt banesor, është raportuar se janë djegur njehsorët e rrymës.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Nënë Tereza”, rreth mesnatës të së mërkurës.

Rastin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Lexo edhe:  Në sondazhin e brendshëm të VV-së, Arian Tahiri u del fitues me mbi 50% – acarohet dega e GUXO, nis strategjia e „fushatës së zezë“ me Sami Lushtakun e sulme personale