Diellza Kolgeci shfaqet krah Albin Kurtit

Ish-miss Kosova Diellza Kolgeci, mbrëmjen e së mërkurës ka qenë pjesë e një eventi mjaft të rëndësishëm.

Ajo ka ndarë disa imazhe në profilin e saj në “Facebook” nga ndeja e organizuar nga “Beaujolais Nouveau” dhe ambasadori francez në Kosovë, Oliver Guerot.

Në fotografitë e publikuara, ajo shihet duke pozuar pranë Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.“E nderuar të jem pjesë e traditës dhe familjes së ‘Beaujolais Nouveau’ organizuar nga ambasadori francez dhe Fidaim Rashiti”, ka shkruar Diellza Kolgeci në “Facebook”.

Lexo edhe:  Edona rrëmben vëmendjen e publikut, i dyfishohen me miliona herë klikimet në TikTok