Dhunohet një vajzë e mitur në Viti

Një femër e mitur po dyshohet se është dhunuar para një jave në komunën e Vitisë.

Policia bën me dije se në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar, shkruan lajmi.net.

Viktimës i është bërë ekzaminimi mjekësor dhe në bazë të raporteve ekzistojnë elemente të kryerjes së veprës së dhunimit.

Familjarët e të dyshuarit kanë dorëzuar raporte mjekësor në bazë të së cilave, i dyshuari ka diagnozën prapambetje mendore e shkallës së lehtë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje

Lexo edhe:  E kobshme: Nëna me tre fëmijët, 8, 6 dhe 4 vjeç raportohet të jenë mbytur në Drin