Dhunë në një familje në Malishevë: Burri i hyn dajak gruas dhe djalit

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.

Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në fshatin Mleqan të Malishevës, ku kryefamiljari dyshohet se ka rrahur bashkëshorten dhe djalin e tyre të mitur.

Sinjali mëson se si pasojë e dhunës së përjetuar, gruaja bashkë me djalin kanë kërkuar ndihmën e Policisë, duke e denoncuar atë që kishte ndodhur në shtëpinë e tyre.

Bazuar në dëshminë e viktimave, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike, duke iu shkaktuar lëndime trupore, por edhe shqetësim e frikë të madhe.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Reagon me fjalë të ashpra babai i të dyshuarit për vrasjen e gruas: Më mirë të vdiste ai