I dyshuari goditi dy policë dhe veturën zyrtare, policia jep detaje për rastin në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për rastin e djeshëm, ku një person goditi dy zyrtarë policorë si dhe veturën zyrtare të policisë.

Në raportin ditor është bërë e ditur se përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokuroi.

Ndërkohë, zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në veturën e dyshuar është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Ndërkaq, policia thotë se rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente.

“Njësia policore ka tentuar të ndalojë një veturë mirëpo, drejtuesi i veturës nuk është ndalur dhe gjatë ikjes i ka goditur dy zyrtarë policorë si dhe veturën zyrtare të policisë. I dyshuari kosovar/s ka braktisur veturën dhe është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes. Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor. Përveç njësive policore në vendin e qngjarjes ka dalë edhe prokurori. Po ashtu gjatë kontrollit në veturën e dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente”, thuhet në raport.

Lexo edhe:  Lirohen dy pronat publike përball objektit të AKI-së