Dhuna e vazhdueshme e detyron të largohet nga shtëpia, gruaja nga Deçani e denoncon bashkëshortin

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast të tillë e ka denoncuar në Polici një grua nga Deçani, e cila ka deklaruar se bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike në vazhdimësi ndaj saj.

Sinjali mëson se rasti i fundit ka ndodhur para disa ditësh, por është raportuar më vonë nga viktima, e cila është larguar nga shtëpia dhe ka vendosur që të shkojë te familja e saj.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Dhuna në familje”.

Lexo edhe:  Vendet që mbesin pa rrymë gjatë vikendit