Detaje të sulmit në Dardani- Kërcënim me vrasje, gjuajtje me bombë në banesë

Nga dritarja e ballkonit dikush e hodhi një bombë për të bërë shkrumb e hi një banesë në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ në lagjen ‘Dardania’ të Prishtinës.

Për fat të mirë, askush nuk u lëndua, meqë brenda saj nuk kishte njeri.

Krismën e eksplozivit që u hodh në pikë të mëngjesit e dëgjuan banorët e atij blloku, që thanë se nga tymi e kishin të pamundur të dilnin jashtë objektit, derisa të tjerët i lëshuan banesat e tyre derisa zjarrfikësit e shuan zjarrin.

Siç merr vesh Klani, aty banonte një vajzë, të cilën edhe më herët e kishin kërcënuar.

Së fundmi në korridorin e banesës ku rrinte me qira, ajo ishte paralajmëruar përmes grafiteve se do t’a digjnin.

Ndërkohë, nga policia thanë se kanë nisur veprimet hetimore derisa rastin e cilësuan si zjarrvënie.

Lexo edhe:  Kobra dërgohet me këmbë dhe duar të lidhura në gjykatë