Detaje nga Klina, aksidenti: Personi u gjet i vdekur në veturë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klinë, ku si pasojë e një aksidenti të rëndë një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve të para, mëngjesin e sotëm, personi i lënduar është paraqitur në QMF-në në Volljagë të Klinës, për të pranuar ndihmë mjekësore.
Ndërkaq, mjeku kujdestar e ka njoftuar policinë se personi i lënduar ka qenë i përfshirë në aksident.
Me të marrë lajmin, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku personi tjetër që ishte përfshirë në aksident është gjetur i vdekur në veturë.
Policia ka bërë të ditur se vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka njoftuar se personi i lënduar pas trajtimit në Emergjencën e Pejës, është liruar për në shtëpi.