Aksident i rëndë trafiku në Klinë, dyshohet se një person ka humbur jetën

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Klinë, ku dyshohet se për pasojë një person ka humbur jetën, raporton Sinjali.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur njësitet policore, të cilët kanë rrethuar me shirita vendin ku ka ndodhur aksidenti.

Përveç policisë, në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet e ambulancës dhe zjarrfikësit

Lexo edhe:  Arrestohet një person në Zveçan, ishte në listën e të kërkuarve për sulmin ndaj KFOR-it dhe PK-së