Destabilizohet moti, nga kjo ditë priten stuhi shiu, breshëri dhe bubullima

Fundjava sjell destabilizim të motit dhe rënie të temperaturave. Priten rrebeshe shiu e bubullima, lokalisht edhe stuhi shiu apo edhe breshëri.

19.08.2022 – Të nxehtit ekstrem arrinë kulminacionin ditën e sotme, e përgjatë fundjavës po pritet destabilizim i theksuar i motit. Të shtunën fillimisht mbetet nxehtë, por që nga pasdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, e lokalisht do të ketë edhe stuhi shiu apo edhe breshëri. Kushte për zhvilime të stuhive me shi mund të priten edhe ditën e diel, derisa temperaturat pësojnë rënie.
Mot jostabil do të mbetet edhe përgjatë javës së ardhshme, me vransira të ndryshueshme dhe të reshura shiu kohëpaskohe, e orëve të pasdites edhe në formë rrebeshesh me bubullima.

Cilësa e ajrit pritet të shënojë një përmirësim me motin dinamik, me të reshura e kohëpaskohe edhe me erë, që mbanë ndotësit ajror të shpërndarë, e indeksi mbetet më shumë në vlera të pranueshme dhe të mira.

20.08 – Kryesisht me vransira, nxehtë dhe zagushi. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, e lokalisht edhe stuhi shiu apo edhe breshëri.

21.08 – Vransira e intervale me diell, më freskët. Pasdite me rrebeshe e bubullima.

22.08 – Vransira e intervale me diell. Orëve të pasdites vende-vende priten rrebeshe e bubullima.

23.08 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu, derisa pasdite priten edhe rrebeshe me bubullima.

24.08 – Vransira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe priten reshje lokale shiu.

Temperaturat pësojnë rënie edhe nën vlera mesatare ditëve të ardhshme. Minimalet luhaten ndërmjet 14C e 16C, derisa maksimalet nga 30C të shtunën zbresin në 24C e 23C, ditën e diel dhe të hënë.

Era do të fryjë kryeissht nga veriu e verilindja 2-10m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies edhe nën vlera normale.

Lexo edhe:  Raporton në polici për kuletën e humbur, aty takohet me qytetarin që ia kishte gjetur